Prishtinë, 09.06. 2019

E nderuara familje e Ilir Fazliut!
Të nderuar drejtues e futbollistë të KF ”Kosova” Prishtinë!

Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Ilir Fazliut,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Ikja e Ilirit, i cili  ka lënë gjurmë në futbollin e Kosovës, ka lënë një zbraztësirë të madhe te familja, te komuniteti i futbollit dhe te miqtë. Iliri ishte një futbollist i spikatur me tipare të veçanta, një njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së