Prishtinë, 05.07.2018
I nderuari president i FSHF-së z. Armand Duka!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Skënder Hyka, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta, Juve, familjes dhe miqve të z.Hyka.
Kontributi i z. Skënder Hykës, si një futbollist, drejtues i klubit Tirana dhe në FSHF ishte i madh, por në Kosovë do të kujtohet si njeri që ka kontribuar në kultivimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet FSHF-së dhe FFK-së. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me respekt, si një njeri i shkëlqyer, punëtor, këmbëngulës dhe i dashur e i respektuar nga të gjithë.
Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, dhe ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë.
Zv. Presidenti i FFK-së
Agim Ademi