21 qershor, 2020 – Mabetex Prishtina dhe Liburni do të luajnë në finalen e “play-off”-it të Superligës në futsall. Në ndeshjet gjysmëfinale të cilat u zhvilluan sot në Ferizaj pa praninë e tifozëve, Mabetex Prishtina shënoi fitore në duel me rivalin lokal Prishtina 01, me rezultat 3:2, derisa Liburni u tregua bindës ndaj Pejës, duke e mposhtur me rezultat 8:0. Ndeshja finale është paraparë të zhvillohet më 27 qershor në Ferizaj, teksa skuadra kampione do ta përfaqësojë vendin tonë në garat e Ligës së Kampionëve.