15 tetor, 2017 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, FC Liburn nga Gjakova i ka mbyllur me humbje kualifikimet në UEFA Futsal Cup. Pas fitores në ndeshjen e parë kundër kampionit të Francës, Garges Djibson dhe humbjes në ndeshjen e dytë kundër kampionit të Kroacisë, Nacional, skuadra gjakovare ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e tretë dhe të fundit në Grupin 5 në duel me kampionin e Armenisë, Leo, me rezultat 5:6. Golat për Liburnin i shënuan Alaj, Prenrecaj, Alibegu, Mejzini, dhe Qerimi, derisa për armenët shënuan Janjic, , Vardanyan dhe Nasibyan e Mashumyan nga 2 gola. Kësisoj, Liburni e mbylli këtë rreth të kualifikimeve në pozitën e tretë të këtij grupi me 3 pikë, derisa tutje në garat e UEFA Futsal Cup vazhdon kampioni kroat, Nacional, që fitoi në të tria ndeshjet e këtij grupi.