8 nëntor, 2021 – Kombëtarja e Kosovës U17 gjatë kësaj jave do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Turqisë U18. Ndeshjet luhen më 10 dhe 12 nëntor në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në orën 14:00. Përzgjedhësi Arsim Abazi për këto dy ndeshje ka ftuar 20 futbollistë, teksa nesër do ta zhvillojë stërvitjen në orën 15:00.