besa-llamkosi1Sot janë zhvilluar tri ndeshjet e fundit të javës së 5-të në Raiffeisen Superligë. Llamkos Kosova realizoi fitore në sfidën kundër Prishtinës, me rezultat 1:0. Golin e fitores për vushtrriasit e shënoi Bashkim Shala, në minutën e 27-të me një gjuajtje nga distanca. Pas kësaj fitoreje Llamkosi ka barazuar pikët me Prishtinën, duke u ngjitur në pozitën e pestë, falë goldallimit më të mirë. Ndërkohë, Vëllaznimi ka treguar një paraqitje mbresëlënëse në duel me Besën, duke e mposhtur me shifra bindëse, 5:0. Ylber Myrta (39’ dhe 70’), Nikollë Dushi (48’), Lugji Buaqj (62’) dhe Lekë Vula (90′) shënuan golat e këtij triumfi të Vëllaznimit. Do theksuar se pejanët që nga minuta e 64-t luajtën me një lojtar më pak, pasi Fatih Karahoda u përjashtua me karton të kuq. Kjo fitore ia mundësoi gjakovarëve të ngjiten në pozitën e tretë, me 8 pikë, derisa Besa mbetet në pozitën e 10 me vetëm 4 pikë. Fitoren e parë në këtë edicion e regjistroi Istogu, duke e befasuar Trepçën në Mitrovicë, me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Granit Bajrës, në minutën e 22-të, por mitrovicasit barazuan përkohësisht shifrat në minutën e 42-të, me golin e Fiton Hajdarit. Megjithatë, për tri pikë të rëndësishme të Istogut u përkujdes Suad Saliagiq, me golin e shënuar në minutën e 84-t.
 
 
Raiffeisen Superliga
Ferizaj-Hajvalia  0:3
Drenica-Drita  5:0
Feronikeli-Trepça’89 2:1
Vëllaznimi-Besa          5:0
Llamkos Kosova-Prishtina      1:0
Trepça-Istogu  1:2
 
Liga e Parë
Liria-KEK-u 2:1
Ballkani-Flamurtari 0:0
Deçani-Ulpiana 2:1
Llapi-KEK-u 3:1
Dukagjini-Lepenci      0:1
Fushë Kosova-Ramiz Sadiku  1:0
Rahoveci-Gjilani         1:1
Kosova (P)-Vllaznia    3:0
 
Liga e Dytë – Grupi A
Drini – Minatori           2:1
Opoja-Rilindja e Kosovës       1:1
Leshani-Behari            2:3
Besa-Iliria        5:2
Lugu i Baranit-Artakolli         3:0
Vicianumi-Luftëtari, e hënë
 
Liga e Dytë – Grupi B
Bashkimi-Tefik Çanga            0:0
Vitia-18 Korriku         2:1
Kaolini-Kamenica       4:4
Rinia-Galaksia 2:0
Ardhmëria-Besëlidhja, e hënë
Kastrioti-Vjosa, e hënë
 
Superliga juniorët
Vëllaznimi – Drita 2-2
Kosova (V) – Besa 5-1
Flamurtari – Ferizaj 1-1
2 Korriku – Llapi 2-1
Drenica-Trepça            1:3
KEK-u – Prishtina      1:2
Rilindja-Ramiz Sadiku            0:0