7 shkurt, 2022 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës, ndërmjet Ferizajt dhe Llapit. Kalimin në çerekfinale e siguroi skuadra e Llapit, e cila shënoi fitore me rezultat 2:0. Golat për Llapin i shënuan Alban Shillova, në minutën e 31-të nga penalltia dhe Kastriot Selmani në minutën e 40-të. Kësisoj, Llapi i bashkohet në çerekfinale Prishtinës, Dritës, Gjilanit, Ballkanit, Ulpianës, Onixit dhe Ramiz Sadikut.