Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 16-të në Raiffeisen Superligë, ndërkohë që ndeshja ndërmjet Hajvalisë dhe Trepçës’89 është shtyrë për shkak të terrenit të mbuluar me ujë si rrjedhojë e reshjeve të mëdha të shiut. Kjo ndeshje me marrëveshje të dy klubeve është vendosur që të zhvillohet më 2 dhjetor. Ndërkohë, Llapi dhe Besa kanë shënuar fitore para tifozëve të vet. Llapjanët e kanë mposhtur Lirinë, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve tejet të rëndësishme për Llapin e shënoi Besnik Ibishi, në minutën e 13-të. Ndërkaq, Besa e mposhti Dritën, me shifrat 2:0, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë. Golat për pejanët i shënuan Albert Dabiqaj, në minutën e 39-të dhe Shpëtim Zhara, në minutën e 60-të. Ndërkohë, ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu” ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës nuk dha fitues, pasi u mbyll me shifrat 1:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Besart Veselit, në minutën e 69-të. Mirëpo, humbjen e re të Prishtinës e shmangu Shend Kelmendi, me golin e shënuar në minutën e 83-të.
Raiffeisen Superliga; Java e 16-të
Besa – Drita 2-0
Vushtria – Prishtina 1-1
Llapi – Liria 1-0
Hajvalia – Trepça-89 (nuk u zhvillua ndeshja zhvillohet më 02.12.2015)
Liga e 1-rë Java e 15-të
Ferizaj -Trepça 1-0
Vllaznia (P) – Vëllaznimi 3-2
Dukagjini – Luftëtari 5-0
Rahoveci – KEK-u 1-2
Flamurtari – 2 Korriku 4-2
Behari – Ramiz Sadiku 1-2
Liga e Dytë – Java 11
Grupi A
E diel
Leshani – Deçani 1-4
Ratkoci – L. Baranit 1-1
Minatori – Rilindja e Kos. 1-3
Opoja – Iliria 3-0
Besa e Dushkaja, pushojnë
Liga e Dytë – Java 13
Grupi B
E diel
Kika – Bashkimi (GJ) (nuk u zhvillua)
Rinia – Bashkimi (K) 2-4
T.Çanga Pushon-
E hënë
Galaksia – Beslidhja
Lepenci – Vjosa
Superliga – Juniorët
Java 14
E diel
Istogu – Rilindja (nuk u zhvillua)
2 Korriku – Vushtrria 0-1