Ndeshja e javës së 11-të në Ligën e Parë ndërmjet Malishevës dhe Trepçës, e paraparë të zhvillohet sot, është shtyrë me kërkesë të klubit mitrovicas, pas vdekjes së anëtarit të kryesisë, Gzim Vehapi. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në orën 13.00.