bylentbajram5 shtator, 2016 – Sot paradite është mbajtur mbledhja e përbashkët e menaxherëve të ekipeve përfaqësuese dhe  personave përgjegjës për siguri. Nga ana e FFK-së ishin të pranishëm menaxheri Bajram Shala dhe personi për siguri Bylent Smakiqi. Në këtë takim u diskutuan çështjet e fundit organizative dhe të sigurisë për  këtë ndeshje. Ndërkaq, stadiumi ishte stolisur me flamuj të Kosovës, Finlandës, FIFA-s, UEFA-s dhe të Kupës së Botës. Në takim u konstatua se çdo gjë po shkon sipas dinamikës së paraparë dhe çdo gjë është e gatshme për zhvillimin e kësaj ndeshje.
Foto-003