13 gusht, 2019 – Komisioni i Gjyqtarëve njofton se më 17 gusht në orën 9:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mbahen testet fizike për gjyqtarët e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë. Ndërkaq, më 18 gusht, po ashtu në orën 9:00, në të njëjtin stadium, këtyre testeve do t’i nënshtrohen asistentët e Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë.