Kryetari Fadil Vokrri me kryetarin e DFB z. . Wolfgang Niersbach
Foto nga vizita e mëhershme e kryetarit Vokrri në DFB

Ish-yjet e futbollit gjerman ndër vite si Jens Nowotny, Olaf Marschall, Mario Basler etj. do të zbarkojnë në Prishtinë më 26 shtator, ku në stadiumin e kryeqytetit do të vihen përballë ish-yjeve të futbollit kosovar në një ndeshje miqësore. “Në këtë ndeshje do të vijnë shumë ish-yje të futbollit gjerman, që kanë qenë pjesë e kombëtares së Gjermanisë. Kjo ndeshje vjen falë bashkëpunimit të mirë që FFK-ja ka me DFB-në dhe si rezultat i vizitës së fundit që kryetari Vokrri ia bëri Federatës gjermane”, ka thënë Salihu. Ai ka bërë të ditur se ekipi i veteranëve të Kosovës do të drejtohet nga trajneri i shquar, Ajet Shosholli. “Ne jemi duke u përgatitur mirë për këtë ndeshje, pasi duam që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë dhe të krijojmë një atmosferë të mirë në stadium”, ka shtuar Salihu. Delegacioni gjerman do të përbëhet edhe nga përfaqësueses të Federatës së Futbollit të Gjermanisë(DFB), në mesin e të cilëve do të jetë nënkryetari Rainer Milkoreit. Salihu ka bërë të ditur se për z. Milkoreit, FFK-ja i ka kërkuar ministrit të MKRS-së z. Memli Krasniqi, që t’i propozojë presidentes së vendit, Atifete Jahjaga që ta shpallë ambasador nderi të Kosovës, pasi ka bërë shumë për çështjen e futbollit kosovar. Ndeshja zhvillohet më 26 shtator në orën 16:00, kurse hyrja për tifozë është falas.
 
Kjo është lista e personave që vijnë nga Gjermani.

Kader DFB-Allstars in Pristina
26.-28.9.2014
NameVornameTeilnahmeReisezeitStatus
BurdenskiDieterja26.-28.9.Spieler
ReinkeAndreasja26.-28.9.Spieler
UngerLarsja26.-28.9.Spieler/Material/ Orga
BeinlichStefanja26.-28.9.Spieler
HergetMatthiasja26.-28.9.Spieler
SchulzMichaelja26.-28.9.Spieler
AlbertzJörgja26.-28.9.Spieler
NowotnyJensja26.-28.9.Spieler
MarschallOlafja26.-28.9.Spieler
Von HeesenThomasja26.-28.9.Spieler
SippelLotharja26.-28.9.Spieler
MärzHeikoja26.-28.9.Spieler
DörnerHans-Jürgenja26.-27.9.Spieler
BaslerMariooffen26.-28.9.Spieler
OwomoyelaPatrickoffen26.-28.9.Spieler
HitzlsbergerThomasoffen26.-28.9.Spieler
     
OsieckHolgerja26.-28.9.Trainer
     
Von EuenEricja26.-28.9.Physiotherapeut
DimanskiGötzja26.-28.9.Arzt
     
HundsdörferAndreasja26.-28.9.DFB-Delegation
WeidnerMarkusja26.-28.9.DFB-Delegation
MilkoreitRainerja26.-28.9.DFB-Delegation
BremickerHans-Helmutja26.-28.9.DFB-Delegation
OrtleppDetlefja26.-28.9.DFB-Delegation