18 gusht, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë seminarin teknik me temën “Skautingu & Analiza e ndeshjeve”. Kjo punëtori do të mbahet më 28 gusht, 2017 në Hotel ‘Emerald’ në Prishtinë dhe do të zgjasë nga ora 9:00 deri në orën 13:00.
Pjesëmarrës në këtë seminar mund të jenë maksimum dy persona nga një klub dhe që kanë një pozitë udhëheqëse teknike në një klub të Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës (p.sh. kryetrajneri, trajneri ndihmës, shefi i Departamentit të të rinjve etj.)
Seminari do të zhvillohet nën udhëheqjen e Drejtorit Teknik të FFK-së, Michael Nees.
Programi i seminarit pjesëmarrësve do t’u dorëzohet në vendin e ngjarjes (Emerald Hotel), derisa në fund të punëtorisë pjesëmarrësve do t’u jepet një certifikatë.
Ju lutemi që pjesëmarrjen ta konfirmoni duke shkruar emrin dhe pozitën e pjesëmarrësve të klubit tuaj për këtë seminar deri të enjten më 24 gusht në orën 13:00, në e-mail-in e poshtë shënuar:
[email protected]
Në rast se nuk do të ketë interesim të mjaftueshëm nga klubet e Superligës dhe Ligës së parë, atëherë do ta zgjerojmë pjesëmarrjen me trajnerë tjerë të interesuar dhe staf teknik nga klubet tjera (por pjesëmarrësit duhet ta kenë të paktën licencën UEFA B).