6 shtator, 2023 – UEFA vazhdon delegimin e gjyqtarëve kosovarë në garat evropiane, qoftë në nivel klubesh e qoftë në nivel të kombëtareve. Kësaj radhe një katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar për ndeshjen kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025, ndërmjet San Marinos dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet të enjten në orën 18:00. Gjyqtarë kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, me asistentë Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.