Përfaqësuesja e Kosovës më 3 qershor do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore ndërkombëtare. Kësaj radhe të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, do të luajnë për herë të parë edhe me simbolet shtetërore, pasi tashmë FFK-ja është bërë anëtare me të drejta të plota e UEFA-s. Përballë Kosovës do të jetë përfaqësuesja e Ishujve Faroe, e cila aktualisht është e renditur në pozitën e 90-të të FIFA-s. Ndeshja do të luhet në stadiumin e klubit Fsv Frankfurt “Volksbank Arena” dhe fillon në orën 20:00. Kjo miqësore pa dyshim do t’i shërbejë përzgjedhësit Bunjaki dhe stafit të tij në konsolidimin e përfaqësueses para sfidave të mëdha.