20 shkurt, 2022 – Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka vazhduar me paraqitje të mira në La Liga me skuadrën e tij të re, Mallorca.

Muriqi realizoi të dielën kundër Real Betisit në ndeshjen e javës së 21-të të elitës së futbollit spanjoll.

Sulmuesi dardan e shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën e 75-të të ndeshjes, me gjuajtje me kokë. Megjithatë, goli i tij nuk i mjaftoi Mallorcas për të marrë rezultat pozitiv, ngase në fund Real Betis triumfoi 2:1.

Ky ishte goli i dytë i Muriqit në La Liga, pasi ka shënuar edhe kundër Cadizit në fitoren 2:1, derisa kundër Athletic Bilbaos asistoi në fitoren 3:2.

Mallorca pas 24 ndeshjeve të luajtura ka 26 pikë dhe pozicionohet në vendin e 16-të.