Ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet skuadrës kampione, Llamkos Kosovës dhe skuadrës fituese të Digitalb Kupës së Kosovës, Feronikelit, do të zhvillohet më 10 gusht. Kjo sfidë, e cila do t’i paraprijë fillimit të edicionit në Raiffeisen Superligë, që nis më 16 gusht, do të zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, në orën 17:00.