Sot u bënë katër vjet që kur miku dhe kolegu im i nderuar Agim Maloku iku në përjetësi.
Për shumë vite patëm fatin të punojmë së bashku në avancimin dhe progresin e futbollit të Kosovës si pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, teksa ishim të pandarë në shumë ngjarje të futbollit.

Së bashku ishim edhe në Budapest kur Kosova u pranua në UEFA. Gëzimi i tij në atë ditë të veçantë ishte i papërshkrueshëm, ngase u realizua ëndrra e kamotshme, e për të cilën dha kontributin e tij të çmuar.

Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, teksa më pas u veçua edhe si njëri nga veprimtarët më të dalluar të futbollit jo vetëm në Prizren, por në tërë vendin.

Agimi na mungon të gjithëve fizikisht, por gjithmonë do të mbetet i freskët në kujtimet tona!

U takofshim në botën e përjetshme, Adash!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së