feronikeli-drenica2Sot më 16 nëntor ka arritur në Kosovë klubi i futbollit FC ”Kosova” nga Cyrihu i Zvicrës, fitues i Kupës së Kosovës për diasporë. Menjëherë kryesinë e klubit bashkë me futbollistët e skudarës i kanë vizituar kreytari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu si dhe minsitri i diasporës Valon Murati, ku u kanë dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë. Skuadra e FC”Kosova” nga Cyrihu nesër më 17 nëntor do ta zhvillojë një ndeshje revyale me skuadrën fituese të Digitalb Kupës së Kosovës KF”Feronikeli” nga Drenasi.  Ndeshja zhvillohet në organizim të FFK-së dhe fillon në orën 13.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.