30 maj, 2017 – Pas përfundimit të garave të edicionit të rregullt të kampionatit tashmë kanë mbetur të zhvillohen edhe ndeshjet e barazhit për Vala Superligë dhe Ligën e Parë.
Të shtunën, më 3 qershor, në orën 16:00, në stadiumin “Riza Lushta”, do të luhet ndeshja ndërmjet Ferizajt dhe Vllaznisë së Pozharanit, derisa të dielën, më 4 qershor, në orën 16:00 zhvillohet ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Dritës.
Ndërkohë, ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë zhvillohen më 5 dhe 6 qershor në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot. Të hënën luhet ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Kikës, derisa të martën ndeshja ndërmjet Lugut të Baranit dhe Rahovecit. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 16:00.