2 tetor, 2016 – Nesër më 3 tetor Përfaqësuesja e Kosovës do të mbajë seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Kroacisë.
Seanca stërvitore do të mbahet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas në orën 15.00.
Në këtë seancë të parë përfaqësuesen e Kosovës, pritet që ta vizitojë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli.