ffk-119 tetor, 2016 – Sot u mbajt konferencë për media para ndeshjes revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës FC ”Prishtina” dhe fituesit të Kupës së Kosovës për klubet në Diasporë, SC ”Drita-Kosova” Kornwestheim. Në emër të FFK-së të pranishmit i përshëndeti sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe theksoi se kjo është një ndeshje revyale dhe tradicionale. Ndeshja ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Agron Rama “ në Kastriot, por për shkak të dëmtimit të fushës, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë në orën 14.00. Ndaj, ftojë adhuruesit e futbollit që të vijnë në numër sa më të madh për t’i nderuar ekipet veçmas skuadrën nga Gjermania SC ”Drita –Kosova”. Në vazhdim fjalën e mori menaxheri i Federatës së Futbollit Shqiptar për Gjermani z. Myftar Dragidella, i cili falënderoi mediat, FFK-në dhe FC”Prishtina” si dhe një urim të veçantë për FFK-në me rastin e pranimit në UEFA dhe FIFA edhe pse ne i kemi uruar edhe zyrtarisht, por sot jemi për herë të parë fizikisht këtu urojmë që futbolli i Kosovës të këtë sukses në të gjitha garat evropiane, botërore dhe kudo që të paraqitet. Klubi Drita-Kosova vjen si fituese e Kupës së Kosovës në Diasporë sepse bëjmë gara edhe me klubet e Zvicrës dhe që dy vite klubet nga diaspora janë fituese të kësaj ndeshje që ne i themi Superkupa Kosovë-Diasporë. Ne dëshirojmë të fitojmë edhe kësaj radhe.  FFSHGJ-ja ka 34 klube me 71 ekipe dje gara për kupë është garë shumë masive sepse shtrihet me klubet shqiptare në Gjermani, Zvicër, Belgjikë dhe Suedi. Po ashtu falënderojmë edhe Ministrinë e Diasporës e cila ka bartë shpenzimet e akomodimit të ekipit SC”Drita-Kosova”.  Ndërkaq, nënkryetari i klubit SC ”Drita-Kosova” Afrim Osmanaj ka përshëndetur mediat, FFK dhe FC “Prishtina” duke theksuar se jemi të lumtur që do ta zhvillojmë një ndeshje me klubin ma të madh, rezultatet e të cilit i ndjekim edhe nga Gjermania. Unë besojë se do të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e mirë me kulturë sportive. Kryetrajneri i SC”Drita-Kosova” Safet Muzliukaj  është shprehur se ai dhe futbollistët e klubit të tij janë më së të lumtura që do të ballafaqohemi me një skuadër kaq të madhe siç është Prishtina. Ne jemi një klub që aktivitetin tonë e zhvillojmë me mjete vetanake, por djemtë që do të vinë sonte do të jenë të lumtur që do të kenë përballë një ekip si Prishtina që është ëndërr e shumë klubeve në diasporë. Në fund fjalën e mori nënkryetari i FC”Prishtina” z. Afrim Muqiqi, i cili ka përshëndetur FFK-në dhe menaxherinë  FFSHGj-së, sikur edhe ekipin e SC”Drita-Kosova”, që kanë ardhur si mysafirë por në shtëpi të vet. Ju uroj mirëseardhje dhe që të ndihen si në shtëpi. Kontributi i diasporës është i madh dhe rezultati i kësaj ndeshje nuk është fare me rëndësi.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 14.00 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, ndërkaq që ekspedita e SC”Drita-Kosova” nesër në orën 9.00 do të bëjë homazhe te varri i presidentit historik të Kosovës  dr. Ibrahim Rugova, ndërsa në orën 11.15 do të vizitojnë Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Të premten në orën 11.00 ekspeditën e pret ministri i diasporës Valon Murati e në orën 12.00, do t’i pres nënkryetari i Kuvendit të Kosovës z. Xhavit Haliti.
ffk-2