Nesër më 19 nëntor në Qendrën sportive “Katana” në Kastriot në orën 10.00 do të bëhet shpërndarja e Licencave “B” të UEFA-s, brezit të tretë të trajnerëve. Të ju kujtojmë se Qendra për edukim e FFK-së ka organizuar trajnimin për brezin e tretë të trajnerëve për Licencën “B” të UEFA-s, ku drejtori i kësaj qendre Malësor Gjonbalaj bën të ditur se 26 kandidatë për tri javë kanë punuar me zell e përkushtim, nën drejtimin e instruktorëve nga Federata gjermane e futbollit.