Sot më 27 tetor, KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit, kryetar, mbajti mbledhjen e vet të radhës ku debatoi për shumë çështje për futbollin e Kosovës. KE i FFK-së analizojë rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat kanë pasur një rrjedhë të mirë, por ka kërkuar nga të gjitha organet relevante të FFK-së si dhe klubet që të angazhohen edhe më tej që të vazhdohet ky trend i mirë i mbarëvajtjes së garave. KE është duke përgatitur dokumentacionin nevojshëm në përputhje me rrethanat e reja që të riaplikojë në FIFA dhe paralelisht të aplikojë edhe në UEFA për pranim. Në këtë drejtin KE u bën thirrje të gjithë ish zyrtarëve të FFK-së që nga pavarësimi e këndej që kanë pasur në forma të ndryshme funksione në FFK , e të cilët posedojnë çfarë do lloj dokumentacioni që lidhet me mekanizmat ndërkombëtarë, të cilat konsiderohen pronë e FFK-së ta dorëzojnë në zyrat e FFK-së sa më parë që është e mundur, ndryshe FFK-ja do të detyrohet me rrugë ligjore të kërkojë dokumentet pronë të saj. Po ashtu KE debatoi edhe për ndeshjet e ekipit përfaqësueses në nëntor dhe KE do të angazhohet të gjejë rival për këto termine dhe nëse nuk gjendet ndonjë rival që ndeshje të zhvillohet diku jashtë atëherë mbase dhe do të detyrohet të pushojë deri në terminin e ardhëm. FFK-ja do të punojë në forcimin dhe konsolidimin e të gjitha përfaqësueseve si dhe ekipin e femrave.