27 gusht, 2018 – Vazhdon përkujtimi dhe nderimi i veprës dhe shëmbëlltyrës së legjendës dhe ish-presidentit Vokrri anë e kënd botës. Kështu që në shenjë  nderimi për legjendën dhe ish-presidentin Fadil Vokrri, klubi francez Montluçon Fott, ku dikur ka luajtur Vokrri dhe më vonë ishte edhe si trajner e ku një periudhë luajti edhe djali Gramozi, në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të garave në Francë,  Montluçon Foot – Ain Sud Foot, topin nga qendra i veshur në fanellën e Kosovës e ka nisur nipi i Vokrrit. Edhe ky fakt fletë se sa përmasa të mëdha kishte arritur emri i Fadil Vokrrit dhe sa ishte i nderuar emri i tij ku do nëpër botë, duke lënë gjurmë të pashlyera.