20 prill, 2023 – Njoftohen të gjithë agjentët e lojtarëve, se nga janari 2023 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për agjentët e lojtarëve.

Që nga 1 tetori 2023, çdo individ që ofron shërbime agjenti për një klient duhet të ketë licencën e lëshuar nga FIFA në përputhje me FFAR.

Për t’u pajisë me këtë licencë, duhet të përfundohet provimi online i organizuar nga FIFA që do të mbahet në shtator 2023.

Për më shumë informata mund të klikoni në platformën online:

Agents.fifa.com