ffk-llogofin4 tetor, 2016 – Njoftohen përfaqësuesit e mediave, të cilët kanë marrë konfirmimet se janë akredituar për ndeshjen Kosovë – Kroaci, që kartelat e akreditimit do t’i marrin, të enjten, në orën 12:00, te stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër. Gazetarët nuk do të kenë nevojë për kartelat e akreditimit për të ndjekur stërvitjet e ekipeve dhe konferencat për shtyp që mbahen nesër.