24 gusht, 2020 – Të enjten (më 27 gusht) në orën 13:00 në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2020/21 në Superligë. Në të njëjtën ditë, në orën 13:30, do të tërhiqet shorti për të dyja grupet e Ligës së Parë. Ndërkohë, të premten (28 gusht), në orën 11:00, do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Dytë.