8 tetor, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2022, Kosovë – Gjeorgji, e cila zhvillohet më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpër pikat shitjes se Artmotion.
Në bazë të masave anti-covid të qeverisë së Kosovës në këtë ndeshje do të lejohet shfrytëzimi 30 përqind i kapacitetit të stadiumit.
Shitja fillon nesër më datën 09/10/2021 nga ora 12:00.
Një person mund të blejë deri në 2 bileta me letërnjoftim.
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro.
Biletat mund t’i blini në këto pika të Artmotion:
Pika e Shitjes ArtmotionAdresa
PrishtineSheshi Zahir Pajazi p.n (Grand Hotel)
PrishtinePerandori Justinian p.n (Pejton)
PejeRruga Mbreteresha Teuta (Sheshi I qytetit) p.n
PrizrenSheshi Shadervan p.n
GjakoveRruga Nene Tereza nr 097
GjilanBulevardi I Pavaresise p.n
MitroviceSheshi Adem Jashari p.n
FerizajRruga 12 Qershori