08 shtator – Jo vetëm ekipet Kombëtare po e përfaqësojnë Kosovën përkatësisht FFK-në në arenën ndërkombëtar në të gjitha nivelet, por treshja e gjyqtarëve Genc Nuza bashkë me asistentët e tij Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, tash vitin e dytë po e prezantojnë FFK-në në ndeshjet e ndryshme ndërkombëtare me mjaft sukses. Përformanca  jashtëzakonisht e mirë e tyre ka bërë që FIFA dhe UEFA të iu besojë ndarjen e drejtësisë në shumë ndeshje dhe turne kualifikues të grup-moshave të ndryshme. Kështu falë paraqitjes së mirë UEFA ua ka besuar ndeshjen kualifikuese Franca – Luksemburgu U-21 e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019.  Po ashtu treshja do të ndihmomhet nga gjyqtari i katërt  Visar Kastrati, i cili është gjyqtar krysor në Ipko Superliga dhe me mjaft përspektivë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 11 shator në Strazburg(Francë) në orën 20.45.