5 shkurt, 2022 – Paraqitjet e mira në ndeshjet e deritashme ndërkombëtare të gjyqtarëve tanë kanë bërë që UEFA t’i avancojë ata në kategorinë e dytë. Si rrjedhojë, dy gjyqtarët kosovar, Genc Nuza dhe Visar Kastrati, në muajin e ardhshëm do ta ndajnë sërish drejtësinë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare. Në fakt, Nuza është deleguar nga UEFA në ndeshjet e “Elite Round” të kombëtareve U17, e të cilat zhvillohen prej 22 deri më 30 mars. Ndërkaq, Kastrati është caktuar për ndeshjet kualifikuese të Kombëtareve U21 të muajit mars, derisa ndeshjen të cilën do ta gjykojë do ta bëhet e ditur më vonë.