15 janar, 2018 – Në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror të kampionatit 2017/2018, Komisioni i Gjyqtarëve në bashkërendim me Mjekësinë Sportive ka hartuar orarin e kontrollimeve mjekësore për gjyqtarë për të parë veç përgatitjes fizike edhe gjendjen shëndetësore të gjyqtarëve. Të gjithë gjyqtarët të të gjitha kategorive dhe rangjeve janë të obliguar t’i nënshtrohen kontrollimit mjekësor, ndryshe ata nuk mund t’i nënshtrohen pastaj testeve teorike dhe fizike. Po ashtu obligohen edhe përgjegjësit rajonal të gjyqtarëve që t’i njoftojnë edhe gjyqtarët e rinj të pranuar në dhjetorin e viti të kaluar. Kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve z. Përparim Hasani theksoi se në Komisionin e Gjyqtarëve gjithçka po shkon sipas planit dinamik të paraparë dhe pas kontrollimeve mjekësore, pasojnë testet teorike dhe fizike dhe gjyqtarët do të jenë të gatshëm për fillimin e garave të stinorit pranveror.
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2018/01/Orari-i-Kontrollave-mjekesore-për-gjyqtarë-2018.pdf” width=”980″ height=”960″]