02 gusht, 2018 – Në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave, klubet e femrave do të nisin kontrollimet mjekësore prej 6 gushtit në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive. Klubet e femrave kontrollimet do t’i kryejnë sipas orarit të mëposhtëm dhe atë për ekipin e senioreve dhe për ekipin U16 në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë. Kërkohet nga klubet që t’i përmbahen strikt këtij orari.