3 dhjetor, 2018 – Është caktuar orari i ndeshjeve të 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës, të cilat do të zhvillohen në fundjavën që vjen dhe me të cilat do të përmbyllet stinori vjeshtor i garave në futbollin tonë. Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër të tjerat të dielën.
E shtunë, 8 dhjetor
Liria – Prishtina
Besa – Vëllaznimi
Fushë Kosova – Ferizaj
Drita – Minatori ose 2 Korriku
E diel, 9 dhjetor
Trepça ’89 – Flamurtari
Ballkani – Gjilani
Dukagjini – Feronikeli
Kika – Istogu
Të gjitha ndeshjet luhen në orën 12:30