5 shkurt, 2021 – Mesjavën e ardhshme fillon stinori pranveror i garave me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Të martën zhvillohen tri ndeshje, ku pa dyshim vëmendjen e zgjojnë përballja ndërmjet fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës dhe skuadrës kampione në fuqi, Dritës, si dhe ballafaqimi në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet Llapit dhe Ballkanit.

Orari i ndeshjeve
E martë, 09.02.2021 ora 13.00
Llapi – Ballkani             
Prishtina – Drita         
Drenica – Ulpiana (ndeshja zhvillohet në Drenas në stadiumin me bari sintetik)

E mërkurë,10.02.2021 ora 13.00
A&N – Flamurtari   
Trepça’89 – Ferizaj
Istogu – Gjilani
Arbëria – Feronikeli (ndeshja zhvillohet në Ferizaj)

E enjte 11.02.2021 ora 13.00
Dukagjini – 2 Korriku