futbollfemratPërfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të jetë e grumbulluar në Durrës nga sot deri më 13 prill. Sipas Afërditë Fazlisë përzgjedhëse, në këtë tubim janë ftuar 28 futbolliste të klubeve të Raiffeisen Superligës së femrave. Grumbullimi nis sot më 9 prill dhe do të zgjasë deri më 13 prill. Ky është një rast i mirë që ekipi përfaqësues i femrave të bëjë një parapërgatitje për ndonjë ndeshje eventuale miqësore apo pjesëmarrje në ndonjë turne.