Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, e cila këto ditë po qëndron në një kamp stërvitor në Durrës, në kuadër të programit nesër më 12 prill në orën 17.00 në kompleksin sportiv “Tropikal” do të zhvillojë një ndeshje të ashtuquajtur kontrolluese me skuadrën e futbollit të femrave “Kinostudio” nga Tirana. Sipas përzgjedhëses së përfaqësueses znj. Afërditë Fazlija, kjo ndeshje do të shërbejë për të parë nivelin e secilës futbolliste dhe kjo pastaj në bën më të lehtë formësimin e përfaqësueses së femrave. Gjatë këtyre ditëve, futbollistet kanë treguar angazhim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në përmbushjen e detyrave të përcaktuara duke zbatuar mirë planin stërvitor të paraparë për këtë tubim.