perfaqesuesjavrapimeSipas programit dhe kërkesës së përzgjedhësit të përfaqësueses së Kosovës z. Albert Bunjaki, duke shfrytëzuar terminet e FIFA-s, FFK-ja ka vendosur që të mbajë një kamp treditorë për ekipin përfaqësues. Meqenëse Zvicra është një shtet ku më së lehti mund të bëhet grumbullimi i futbollistëve, të cilët vijnë nga anë të ndryshme të Evropës,  është vendosur që kjo të mbahet në qytetin  Will në kantonin e St. Gallenit. Përzgjedhësi Bunjaki ka planifikuar që gjatë kampit të organizojë një ndeshje kontrolluese dhe për këtë falë vëllezërve Erdin e Xherdan Shaqiri kanë gjetur mirëkuptim me krerët e skuadrës Will që të zhvillojnë një ndeshje kontrolluese, që përputhet edhe me inaugurimin e stadiumit të ri të këtij qyteti. Ndeshja kontrolluese do të zhvillohet më 12 tetor në orën 15.00.