Në kuadër të Turneut ndërkombëtar ‘ Coppa della Peace” që po zhvillohet në qytetin Citta Di L’ Aquilla që nga 24 gushti, sot më 27 gusht Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në stadiumin e qytetit zhvillloi edhe ndeshjen e dytë. Në ndeshjen e dytë futbollistët e rinj të Kosovës u ballafaquan me Përfaqësuesen e qytetit mikpritës, e ku djelmoshat tanë triumfuan me rezultat 2:1. Edhe në këtë ndeshje futbollistët e përfaqësueses së Kosovës patën më shumë nga loja. Treguan lojë të mirë e me plotë aksione të bukura por edhe me kurorëzime. Se futbollistët tanë ishin më të mirë dhe më efikas dëshmon fakti se në miniutën e 5-të kapiteni Malsor Ajeti shënoi duke kaluar Kosovën në epërsi 1:0. Vendësit në minutën e 24-t barazojnë nga pika e bardhë. Ndërsa, në minutën e e fundit të pjesës së parë jepet penallti për Kosovën, të cilën në mënyrë perfekte e realizon Malsor Ajeti duke sjellë Kosovën sërish në epërsi 2:1. Në pjesën e dytë shtabi teknik u dha rastin të gjithë futbollistëve që të tregojnë cilësitë e tyre. Sipas fjalëve të drejtorit të ekipeve përfaqësuese Artan Govori, përfaqësuesja e Kosovës tregoi futboll cilësor çka sgjoi kërshërinë e shikuesve dhe ekspertëve që ndoqën takimet e Kosovës. Përfaqësuesja e Kosovës do të kthehet nesër para mesnatës në Kosovë.
Kosova: Laurit Behluli, Çlirim Zeneli, Albin Kapra, Adrian Ukiqi, Leonat Vitija, Egzon Statovci, Bernard Kastrati, Jon Hamza, Art Maloku, Ramush Ramadani, Jon Bajgora, Albiont Kozmaqi, Endrit Demolli, Malsor Ajeti, Bleon Sekiraqa, Ardi Arifi, Riza Zhdrella, Bleon Tupella, Euron Leci, Bleart Tolaj.