Përfaqësuesja e Kosovës U-16 ka arritur në Citta Di L’ Aquilla të Italisë dhe është akomoduar, ndërkaq sonte ka mbajtur seancën e parë stërvitore, para ndeshjes së nesërme që do ta zhvillojë kundër Përfaqësueses së Italisë. Sipas drejtorit të ekipeve përfaqësuese z. Artan Govori në radhët e përfaqësueses sonë po mbretëron një atmosferë e mirë, mobilizuese dhe opimizëm që nga ky turne do të kthehen ballëlartë. Të kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 16.30 në stadiumin e qytetit “Tommaso Fattori “.