2 tetor, 2016 -Përzgjedhësi, i Përfaqësueses së Kosovës,Albert Bunjaki mbajti një konferencë për media në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin botëror “Rusia 2018”, kundër Kroacisë dhe Ukrainës. Duke i përshëndetur mediat përzgjedhësi Bunjaki theksoi se tash në këto dy ndeshje do ta kemi më lehtë për faktin se tashmë kemi numrin e futbollistëve të duhur që nuk kemi nevojë të presim miratim nga FIFA dhe së këndejmi jemi duke u përgatitur maksimalisht për këto ndeshje. Jemi të vetëdijshëm se janë ndeshje të forta, por futbolli ka edhe befasitë e veta. Kanë filluar të na vijnë shumë lojtarë cilësorë dhe interesant dhe konkurrenca brenda grupit gjithnjë është në rritje. Unë besoj se do të kemi paraqitje të mirë. Gjithsej i kemi ftuar 23 futbollistë dhe stërvitjen e parë do ta kemi të hënën në orën 15.00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, pastaj do ta kemi edhe të martën seancën e dytë stërvitore prej orës 10.00 po ashtu në Drenas. Në vazhdim përzgjedhësi Bunjaku iu përgjigj shumë pyetjeve të gazetarëve.
Emërorja e futbollistëve
1. Samir Ujkani, AC Pisa
2. Adis Nurkoviç NK Travnik
3. Bledar Hajdini KF “Trepça [89)
4. Fanol Perdeaj TSV 1869 Munchen
5. Avni Pepa IBV Vestmannaeyar
6. Alban Pnishi Grasshpes CZ
7. Amir Rrahmani NK Lokomotiva
8. Leart Paçarada SV Sandhausen
9. Ardian Ismjali HNK Hajduk Split
10. Hekuran Kryeziu Luzern
11. Eroll Zejnullahu LFC Berlin
12. Alban Meha Konyaspor
13. Herolind Shala
14. Bersant Celina FC Twente
15. Milot Rashica SSV Vitese
16. Bernard Berisha FC Anji Makhachkala
17. Arbër Zeneli Hereenveen
18. Sinan Bytyqi Go Ahead Eagels
19. Besar Halimi L.FC Mainz 05
20. Valon Berisha Salzburg
21. Albert Bunjaku FC Sankt Gallen
22. Vedat Muqiri Gençlerbirligi S.K.
23. Labinot Kabashi FC Barcelona