3 nëntor, 2021 – Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Michael Nees e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023, që zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19.00. Dardanët U21 grumbullohen më 8 nëntor.