futbollifemraveDje më 12 prill vonë pasdite Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, në kuadër të programit në Kampin stërvitor që është duke e mbajtur në Durrës të Shqipërisë, ka zhvilluar një ndeshje kontrolluese kundër skuadrës “Kinostudio” ngaTirana.
Ndeshja është zhvilluar në kompleksin sportiv”Tropikal” në Durrës, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka triumfuar me rezultat 6:3.
Shënues për Përfaqësuesen e Kosovës ishin: Ladie Begolli(9, 9),Qendresa Krasniqi(25), Edona Kryeziu(28), Qendresa Bajrakatari(34) dhe Agnesa Rexha (68 p). Ndeshjen me mjaft autoritet e drejtuan treshja e gjyqtarëve: Mirela Cameri, Medina Kelaj dhe Ajshe Islamaj.
Kjo ishte sfida e parë e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa përzgjedhësja Afërditë Fazlija ishte mjaft e kënaqur me atë çfarë treguan vashat nga Kosova. “U tregua lojë e mirë me plotë imagjinatë, me aksione të rrjedhshme dhe me konkretizime e efikasitet të lartë gjë që flet edhe rezultati. Po ashtu lojtaret dëshmuan edhe disiplinë e korrektësi gjatë gjithë ndeshjes”, ka theksuar Fazlija.