tifozikosova3Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më 3 qershor në “Volksbank Stadion” në Frankfurt, në orën 20:00, po pritet me interesim të madh tek bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani dhe në shtetet e tjera përreth. Shitja e biletave për këtë ndeshje është duke u bërë nëpërmjet internetit dhe deri më tash numri i të interesuarve është i  madh. Gjithsesi për ata që ende nuk e kanë siguruar një biletë për ndeshjen e parë të Kosovës pas pranimit në UEFA e FIFA, një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe më tutje, duke klikuar këtu BLEJ BILETËN


3 qershori duhet të shërbejë si një reklamë e mirë për futbollin e Kosovës, e kjo bëhet duke u mbushur përplot me tifozë stadiumi “Volskbank” në Frankfurt.

Bashkohu edhe ti dhe dhuro spektakël të vërtetë në tribuna në mbështetje të Përfaqësueses së Kosovës.
Rezervo vendin në stadium sa më herët dhe bëhu gati për ta mbështetur fuqishëm vendlindjen tënde.
Kosova të pret, bëhu pjesë e epokës së re të futbollit tonë!