9 qershor, 2021 – Në tre vjetorin e ndarjes nga jeta të Legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, sot në orën 09:00, presidenti Agim Ademi bashkë me delegacionin e FFK-së, me prijësin e tifozëve Dardanët dhe me veteranët e futbollit, bën homazhe dhe vendosën buqeta lulesh tek varri i të ndjerit Vokrri. Presidenti Ademi bashkë me përfaqësuesit e Federatës do ta kujtojnë gjithmonë ish-kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin për kontributin e tij dhënë futbollit kosovar për shumë vjet, e mbi të gjitha për karakterin e tij të fortë e njerëzor.