26 shtator, 2018 – Me ftesë të presidentit të FIFA-s z. Gianni Infantino, sot presidenti Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu  kanë udhëtuar për në Cyrih, për takim me të parin e shtëpisë botërore të futbollit. Takimi do të zhvillohet nesër më 27 shtator në selinë e FIFA-s dhe fillon nga ora 13.o0. Para nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, presidenti Ademi tha se ftesa nga i pari i FIFA-s është shumë domethënëse për mua dhe FFK-në, pasi shpreh respektin dhe mbështetjen që FIFA e ka për neve. Ndaj unë bashkë me sekretarin Salihu do të shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë për mbështetje dhe njëherësh ta informojmë për rrjedhat e zhvillimit dhe  realizimin e prjekteve në futbollin në Kosovë . Si dhe do të kërkojmë përkrahje edhe më të madhe përmes projekteve për zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, duke marrë për bazë nevojat tona. Për nder të delagacionit të Kosovës sonte shtrohet darkë si nesër do të kenë takime edhe me ekipin e financave si dhe takimi me presidentin Infantino i cili do të shtrojë drekë për krerët e FFK-së.