13 gusht, 2019 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, me ftesë të UEFA-s, ka udhëtuar sot në Stamboll, ku do të marrë pjesë në takimin e UEFA-s, si dhe do të jetë mysafir në ndeshjen e Superkupës së Evropës ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve, Liverpool dhe fituesit të Europa Leagues, Chelsea. Gjatë qëndrimit treditor në Stamboll, përveç takimit të rregullt të UEFA-s, presidenti Ademi do të zhvillojë edhe takime tjera me krerët e Federatës së Futbollit të Turqisë, si dhe me homologët e federatave tjera.