6 tetor, 2021 – Presidenti Agim Ademi ka përgëzuar ekipin Kombëtar U17 për fitoren e realizuar në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për Euro 2022 kundër njërës prej favoriteve të Grupit 9, Austrisë, me rezultat 1:0. Në një postim në profilin e tij në rrjetet sociale, presidenti Ademi e ka vlerësuar këtë fitore si shpresëdhënëse për kualifikim në “Elite Round”.