9 shkurt, 2023 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. Temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërmjet dy palëve si dhe vizita e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani. Kjo e fundit do të qëndrojë në vendin tonë, më 17 shkurt, në rolin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it.
Pritja e futbollistes me preardhje nga Kosova do të organizohet nga UNICEF-i në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në. Ajo do të qëndrojë për disa orë në Kosovë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.
Kosovare Asllani aktualisht luan në skuadrën italiane Milan, derisa më parë ishte pjesë e Real Madridit. Ajo mbron ngjyrat e Kombëtares së Suedisë dhe gjatë karrierës ka shënuar suksese të mëdha.