5 nëntor, 2019 – Presidenti Agim Ademi ka pritur sot delegacionin e Caritas Kosovës, në krye me drejtorin gjeneral Don Viktor Sopi, në shoqëri të dy punëtorëve të mëdhenj sportiv nga Ferizaj, Ahmet Petrova dhe Qerim Shaqiri. Gjatë këtij takimi Don Viktor Sopi e përgëzoi presidentin Ademi për punën e shkëlqyeshme të FFK-së dhe veçmas për sukseset e arritura të Kombëtares, duke uruar që fati t’i përcjellë edhe në dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Të dyja palët diskutuan edhe format e ndryshme të bashkëpunimit, në mënyrë që t’u gjendet në ndihmë njerëzve në nevojë.